fbpx

E pyetur nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale se kur do ta sjellë hitin e radhës, Fifi ka zbuluar se në muajt e ardhshëm do të vijë me një bashkëpunim të ri muzikor.

“Hiti i radhës që e di sigurt që është hit del në tetor apo jo kusho @ermalfejzullahu”, ka shkruar Filloreta krah postimit në ‘Instastory’, të cilin e ka ndarë edhe Ermali.

Siç duket dyshja e artistëve janë bërë bashkë për këtë projekt të ri, detajet e të cilit i kanë lënë ende të pazbuluara. Kujtojmë se bashkëpunimi i fundit i Fifit ishte ai me Young Zerkën me këngën ‘Pa gajle’, e cila u kthye në një hit menjëherë.

Shpërndaj me

Loading...