Prej disa kohësh, Fifi është kthyer në një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Që në daljet e saj të para në skenë, Fifi arriti që fitonte zemrat e publikut, sidomos me baladat.

Por përveç muzikës që bën, këngëtarja është komentuar shpeshherë nga fansat edhe për format e saj trupore, për të cilat nuk ka pasur kurrë komplekse të flasë hapur dhe të përcjellë mesazhe mjaft domethënëse për të gjitha vajzat që mendojnë se dukja ka më tepër rëndësi se ajo çka ato zotërojnë me zemër e mendje.

Por kohët e fundit, Fifi ka nisur rrugën e gjatë të ndryshimit, pasi ka vendosur të humbasë disa kilogramë dhe kjo për shkak të shëndetit.

Nëpër intervista të ndryshme, këngëtarja është shprehur se kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore.

Fifi ka postuar së fundmi një foto me rroba banje nga plazhi, ku vihet re dukshëm ndryshimi që i ka shkaktuar humbja në peshë. Tashmë ajo duket si tjetër njeri, shumë e bukur, ndonëse dukej një yll edhe më parë.

Shpërndaj me

Loading...