Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencës për shtyp gjatë ditës së sotme tha se 90 për qind e rasteve të reja në 24 orët e fundit vijnë nga 15 familje. Ndërsa klasterete janë nën kontroll sepse janë familje të pakta dhe me shume anëtare. Sipas ministrit, kjo ka ardhur për shkak të lirimit të masave dhe se nuk janë respektuar masat. “Klasteret po testohen të gjithë, vala e re do të qëndrojë shume shkurt”, tha Filipçe. Ndërkohë sipas ministrit po bëhen edhe shume testime. Ndërsa simptomat janë kryesisht të lehta, në 90 për qind të rasteve të reja.

Shpërndaj me

Loading...