Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ende nuk është gati raporti ditor i detajuar për gjendjen me pandeminë me Covid-19. Filipçe theksoi se deri më tani  gjatë 24 orëve të fundit prej 868 testimeve janë regjistruar 67 raste pozitive me koronavirus. Ai gjithashtu njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 25 raste të reja të rekuperimit të pacientëve me Covid-19 si dhe një viktimë.

Pas informatave të fundit nga ministri i Shëndetësisë, numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 2.382, prej të cilëve 1.624 janë shëruar kurse 141 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.

Lexo: Koronavirusi, Filipçe: Po punohet intensivisht në Likovë, Çair dhe Studeniçan

Lexo: Filipçe: Deri të enjten do vendosim për një bllokim eventual gjatë fundjavës

Shpërndaj me

Loading...