Çerdhet nuk do të hapen, sepse një gjë të tillë nuk e lejon situata aktuale me virusin në vend, tha sot ministri Venko Filipçe. Hapja sipas tij, me siguri nuk do të ndodhë së shpejti për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe faktit se fëmijët janë transmetues të mëdhenj të virusit. Ministri i Shëndetësisë thotë se rrethanat kur u zbatua skriningu dhe planifikohej hapja e çerdheve ishin shumë më ndryshe nga tani. Ai theksoi se hapja e çerdheve është veprim që duhet menduar mirë, pasi që bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve. Vendimin për mbylljen e çerdheve dhe institucioneve tjera arsimore, Qeveria e mori më 10 mars.

Shpërndaj me

Loading...