Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot theksoi se institucionet në vend ende nuk munden të parashikojnë saktë se kur do të hapen çerdhet, por siç tha ai, kjo me siguri nuk do të ndodhë ditëve në vijim, për shkak të numrit të madh të personave të diagnostifikuar me Covid-19.

“Është vështirë të tregohet koha e saktë, tajmingu se kur do të hapen çerdhet, por tani për tani me siguri që jo”, tha ministri Filipçe gjatë vizitës në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët- “Kozle”, ku edhe po pranohen pacientë me Covid-19.

Ai thekson se vendimi për realizimin e skriningut tek të punësuarit në çerdhe është marrë në periudhë kur mendohej se gjendja me Covid-19 mundëson rihapjen e çerdheve.

Shpërndaj me

Loading...