Filipe Koutinjo, Sipas mediave në Itali, është i hapur për të shkuar sërish në Itali. ‘Calciomercato’ raporton se ylli brazilian mund të rikthehet në futbollin Italian. Kjo për faktin se Koutinjo është i kontraktuar me Barcelonën dhe po luan në huazim te Bajern Munihu, ndërsa sezonin tjetër do të ketë nevojë për një skuadër të re. Janë disa skuadra italiane që po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të ti. Në këtë drejtim ish klubi i tij Inter raportohet të jetë i interesuar, me Juventusin që gjithashtu është lidhur me një lëvizje të mundshme.

Shpërndaj me

Loading...