Njerëz duke përdorur pajisje që mbahen në dorë në kafe apo makina të pajisura me televizorë mund të duket si një foto e realitetit tonë, për këto imazhe janë kapur në një film francez të vitit 1947. Filmi i titulluar “Televizioni syri i së nesërmes” jo vetëm që parashikon një sërë pajisjesh teknologjike të ditëve moderne, por tregon dhe sjelljen e njerëzve gjatë përdorimit të tyre. Në video mund të shikohen njerëzit ndërsa përplasen me njëri-tjetrin ndërsa shohin pajisjen që kanë në dorë apo duke u përplasur me makinën që drejtojnë pasi shpërqendrohen nga televizioni i instaluar në kabinë. Filmi bardhë e zi është prodhuar pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Shpërndaj me

Loading...