fbpx

Nëse jeni sadopak të dhënë pas filmave, duhet të keni dëgjuar mjaftueshëm për “Parasite” sa jeni dorëzuar dhe e keni parë. Nëse jo, na vjen keq, por nuk ju themi dot asgjë për fabulën sepse e zhbën gjithë misionin e filmit.

Gjithsesi, filmi “Parasite” fitoi në katër kategori kryesore: filmi më i mirë, filmi më i mirë i huaj, skenari më i mirë origjinal dhe fotografia më e mirë .

Që kur u përmend ndër të nominuarit (Marriage Story, Knives Out, One Upon a Time in Hollywood, 1917), salla shpërtheu në brohorima, në sy u lexohej njëfarë shprese. Gjithçka u intensifikua kur Keanu Reeves dhe Diane Keaton shpallën “Parasite” si skenarin më të mirë origjinal. Thuajse të gjithë u ngritën në këmbë, duartrokitje, brohoritje, ndoshta shpërthyen letra me ngjyrë. Të paktën ajo ndjesi u përcoll.

“Parasite” është aq film i mirë sa edhe ata që konkurronin kundër tij, kemi përshtypjen nuk donin të fitonin.

Shpërndaj me

Loading...