fbpx

Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni do të bashkojnë forcat për një këngë të re këtë verë! Listës së hiteve nuk kishte sesi t’i mungonte një këngë të re nga treshja fantastike e Three Dots..

“Prive.al” mëson se në fakt treshja kanë finalizuar projektin më të ri. Po ashtu burimet tregojnë se kënga do të shoqërohet me videoklip, i cili është xhiruar në peizazhet e bukura të bregdetit shqiptar. Pak ditë më parë Bruno paralajmëroi fansat për një këngë të re ndërsa shkruante: “Edhe pak!”

Ai ka publikuar edhe një foto për t’i uruar Klajdit ditëlindjen, dhe besojmë se ajo është shkëputur nga xhirimet në jug.

Fansat kanë publikuar gjithashtu disa foto nga xhirimet të grupit, ndërsa shkruajnë: “Së shpejjti! Three Dots kanë vendosur ta bëjnë akoma më të nxehtë verën e 2020-s dhe ne mezi po presim!

Shpërndaj me

Loading...