fbpx

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka konfirmuar edhe dy gara të tjera në kalendarin e saj provizor për Botërorin 2020 në Formula 1. Pas 8 garave të para, sot ka ardhur konfirmimi për garën e 9-të dhe atë të 10-të. Gara e nëntë do të zhvillohet në pistën italiane të Muxhello, më 13 shtator. Kjo garë përkon edhe me garën e 1000-të të Ferrarit në Formula 1, që praktikisht do ta zhillojë në pistën e saj.

Ndërsa gara e 10-të do të zhvillohet më 27 shtator, në Soçi, Rusi. Për shkak të situatës aspak të mirë në Portugali, gara e planifikuar për t’u zhvilluar aty, në pistën e Portimao, ende është në dilemë. Po ashtu në dilemë edhe garat jashtë Europës, ato që mund të zhvillohen në Lindjen e Mesme apo Azi.

Shpërndaj me

Loading...