Një foto mjaft domethënëse po bën xhiron e botës, në të cilën është fiksuar Navas duke i shkelur syrin Kurtuas. Edhe pse nuk ka asnjë shpjegim se portieri nga Kosta Rika po e tallte kolegun belg, që e përzuri nga Real Madridi, fotografia, për çudi, është bërë tejet “virale” në internet. Pas ndeshjes, Navas u pyet për marrëdhëniet e tij me Kurtuan.

Unë nuk e lashë Real Madridin për shkak të kësaj. U largova, sepse ky ishte opsioni më i mirë për mua dhe familjen. Jam mirëpritur sikur të kisha qenë këtu prej një kohe shumë të gjatë. Më e mira që mund të jap është të mbroj deri në vdekje këto ngjyra, të punoj shumë dhe të fitoj trofe të rëndësishëm”, ka thënë mes tjerash Navas.

Shpërndaj me

Loading...