fbpx

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri bëhet shpesh kryefjala e mediave për jetën e saj private. Martesa me maqedonasin Serjoza Markov ishte një ndër ngjarjet më të bujshme, ndërsa dashuria e tyre u bekua me vogëlushin Jon.

Adelina nuk ngurron të ndajë në rrjete sociale edhe detaje nga jeta e saj private, por duket se këtë herë ka lënë diçka pa na treguar! Ose të paktën kështu mendojnë fansat.

Në foton e fundit të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja shfaqet e veshur me një bluze të gjerë dhe duket sikur po përpiqet të mbulojë barkun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina TahiriMarkov (@adelina_tahiri1) on


Ky detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve, të cilët janë vërshuar në komente me pyetje për shtatzëninë.

Adelina ende nuk është përgjigjur publikisht, ndërsa të gjithë po presin një konfirmim apo mohim të këtij lajmi.

Shpërndaj me

Loading...