fbpx

Përpos karrierës, Loredana po shijon së tepërmi kohët që kalon me Hanën. Ajo ndan shpesh foto e video me ndjekësit në rrjet, ndërsa postimi i fundit duket se e ka kthyer reperen pas në kohë.

Një foto bardh e zi e vogëlushes disa muaj më parë, teksa kjo e fundit qendron mbështetur mbi kraharorin e të atit, ka qenë imazhi që Loredana ka publikuar në Instagram. Ajo e ka shoqëruar postimin me disa ikona zemrash, por kjo nuk ka qenë e vetmja gjë që ka tërhequr vëmendje. Në një postim të mëparshëm, Loredana ka publikuar foton e Tupac dhe Jada Pinkett Smith, dy personazhe që njihen për miqësinë e ngushtë mes tyre, nga nisja e karrierës të reperit, deri në ndarjen e tij nga jeta.

Të jetë ky një mesazh që Loredana do ta konsiderojë gjithmonë Mozzik si njeriun më të afërt në jetë? Nisur nga lidhja që kanë me Hanën, gjithçka është e mundur…

Shpërndaj me

Loading...