Ndeshja e parë e javës së 30-të në Bundesligë, i ka takuar skuadrës së Frajburgut, i cili mori fitore minimale 1:0 kundër Borusi MynshenGladbahut. Fatin e këtij takimi e vendosi goli i minutës së 58’, i shënuar nga Nils Petersen. Me këto 3 pikë Frajburgu pozicionohet në vendin e tetë në Bundesligë, me 41 pikë të grumbulluara, duke qëndruar kështu vetëm një pikë larg pozitës së gjashtë, që dërgon në ‘Play Off’ të garave evropiane.

Ndërkohë Borusia Mynshengladbahu në anën tjetër mbetet me 56 pikë, duke rrezikuar kështu të lëshojë pozitën katërt, duke i dhënë mundësi skuadrës së Leverkuzenit që të tejkalojë.

Shpërndaj me

Loading...