fbpx

Drejtuesit e kamionëve kanë bllokuar me automjetet e tyre disa autostrada në Francë, në shenjë proteste ndaj rritjes së taksave të karburantit.

Sipas transmetuesit Franceinfo, autostrada A8 në jug të Francës dhe ajo A36 në lindje të vendit u bllokuan sot në mëngjes.

Organizata Europiane e Transportit Rrugor (OTRE) ishte një ndër organizatorët e protestës.

“Arsyeja e grevës është një rritje e planifikuar e taksës së karburantit për vitin 2020. Nëse rritja e taksave do të vihet në zbatim, kjo do të ishte një goditje e fortë për 40 000 ndërmarrjet e transportit të mallrave,” deklaroi sindikata.

Shpërndaj me

Loading...