fbpx

Skuadra e Reimsit bashkoi Valon Berishën dhe Arbër Zenelin. Në orët e para të mëngjesit të së premtes skuadra e Lacios zyrtarizoi transferimin e mesfushorit kosovare te skuadra franceze. Pasi i përfundoi huazimi 6-mujor te Fortuna Duseldorf në Bundesliga, Berisha u kthye përkohësisht te Lacio por rikthimi te bardhekaltrit zgjati vërtet shumë pak për 27-vjeçarin i cili tashmë do të jetë lojtar i Reimsit në Ligen e Parë ën Francë në 4 vitet e ardhshme. Kartoni i Berishës i ka kushtuar arkave të klubit francez plot 5 milionë euro, ose 2,6 milionë euro më pak nga sa Lacio shpenzoi për ta blerë nga Salzburgu, 2 vite më parë.

Shpërndaj me

Loading...