Federata Shqiptare e Futbollit po punon për të hartuar disa plane në mënyrë që të arrijë të mbyllë sezonin aktual. Ajo u ka dërguar tre opsione klubeve të Superiores për të marrë edhe miratimin e tyre.

Opsioni 1: Kampionati të nis më 2 Maj, javët e mbetura propozohet të zhvillohen në keto data: 2,9,17, 24, 27, 31 maj dhe 13, 17, 21, 27 qershor.

Kupa e Shqiperise – turi i çerekfinales më 6 maj , gjysemfinalja më 24 qershor dhe finalja më 30 qershor

Play-off Superiore dhe Play-out me datat 3-4 korrik 2020.

Opsioni 2: Kampionati rifillon më 10 Maj, javët e mbetura të zhvillohen më

10, 13, 17, 24, 27, 31 maj dhe 14, 21, 24, 28 qershor.

Kupa e Shqiperisë – Çerekfinale më 20 maj, gjysemfinale më 17 qershor dhe finalja më 30 qershor, ndërsa play-off Superiore dhe Play-out Kat më 3 dhe 4 korrik 2020.

Opsioni 3: Kampionati të rifillojë më 17 maj, dhe ndeshjet e tjera të zhvillohen më 16, 20, 24, 27, 31 maj dhe 13, 17, 21, 24, 28 qershor.

Kupa e Shqiperisë – Çerekfinale më 5 dhe 6 qershor, gjysmëfinale 10 qershor dhe finalja më 30 qershor, ndërsa play-off Superiore dhe play-out më 3 dhe 4 korrik 2020.

Shpërndaj me

Loading...