fbpx

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka njoftuar se pas ndeshjes në mes Bylisit dhe Tiranës, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, nëpërmjet UEFA-s, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.

Tashmë FSHF ka nisur hetimi për këtë takim dhe në rast se do të ketë prova do të ketë vendimmarrje. Dyshimet ishin të forta për pjesën e dytë të takimit, ku Tirana u përmbys nga vendasit teksa në të parë udhëhiqte me rezultatin 0-1. Tashmë, fjala u takon organeve kompetente për të shqyrtuar situatën dhe për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Shpërndaj me

Loading...