Futbollisti i Hanoverit dhe i kombëtares së Kosovës U21, Valdrin Mustafa, është shëruar nga virusi “Covid-19”. Ka qenë vet futbollisti i cili ka konfirmuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, se testi i dytë për virusin “Covid 19, ka dalë negativ.

Ai me këtë rast në emrin e tij dhe të familjes e ka falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në për interesimin e treguar dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën.

Federata e Futbollit e Kosovës i dëshiron Valdrinit aktivizim sa më të shpejtë në futboll dhe suksese në klubin e tij Hanover dhe në Kombëtaren U21.

Shpërndaj me

Loading...