fbpx

Betim Fazliji ka znëë një pjesë të posaçme në mediat në Zvicër. Ai është 20 vjeç dhe aktualisht është pjesë e skuadrës së Sent Galenit, duke u aktivizuar në pozitën e mesfushorit dhe mbrojtësit. Ai ka një rekord të veçant , të cilën e kanë vërejtuar edhe mediat në Zvicër. Fazliji kur është në ekipin e parë , ekipi I tij shënon fitore, qoftë nëse luan titular ose nëse aktivizohet nga pankina. Kështu, ai ka luajtur 9 takime të tilla dhe të gjitha janë mbyllur me sukses, plot 27 pikë, ndërsa ekipi ka humbur 5 nga 7  ndeshjet e tjera, kur Betim Fazliji ka qenë në stol apo tribunë. Në fakt, humbja e tij e fundit i përket një ndeshje që ka luajtur me ekipin U21 të kësaj skuadre, në prill 2018. Që atëherë, sa herë ka zbritur në fushë, nuk ka njohur disfatë. Futbollisti i cili aktualisht luan me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, tregon edhe “sekretin” e tij për mediat zvicerane.

“Për sa kohë që të kemi këtë ecuri, do t’i ndërroj këpucët vetëm kur të jenë prishur plotësisht. Uroj që të mund të vesh këto këpucë edhe në pjesën e dytë të sezonit”, tha ai duke qeshur.

Shpërndaj me

Loading...