Pas vendimit të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë që të mbyllet para kohe sezoni aktual në elitën e futsalit vendor, skuadra e Futsal Shkuoit sërisht do të përfaqësojë Maqedoninë në garat evropiane. Në dy xhiro deri në mbyllje të sezonit të rregullt, Futsal Shkupi kishte 6 pikë epërsi ndaj skuadrës së dytë në tabelë, KMF Ciko.

Me ndërprerjen e parakohshme të sezonit është vendosur që Liga e Parë, në sezonin e ardhshëm të zgjërohet me 2 ekipet nga Liga e Dytë. Anëtarë të rinj do të jenë Klubi I Futsallit “Arben Bajrami” dhe Kegi Mobi Veles.

 

 

Shpërndaj me

Loading...