fbpx

Gashi nuk po ndalet! Reperi shqiptar po sjell një tjetër hit që besohet se është pjesë e albumit 1984. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari shqiptar, i cili ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke xhiruar klipin me të famshmin TY$ Sign.

Kënga e këtij të fundit me Wiz Khalifa – “Something New” u bë hit karantine gjatë izolimit nga pandemia.

Kënga e re me TY$ Sign do të dalë ditën e ditëlindjes së Gashit, ndërsa muzikën ritmike mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Pak ditë më parë, Gashi performoi këngën “MAMA” në emisionin e Jimmy Fallon me këngëtarin STING, një moment i paharrueshëm ky i cili u xhirua me kamerat e vitit 1984.

Shpërndaj me

Loading...