fbpx

Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuso, në mes shakave potencoi se skuadra e tij mund ta ndalë Lionel Mesin vetëm në ëndrra apo në “PlayStation”, në prag të takimit kthyes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

I pyetur për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Messin, Gattuso tha: “Messin mund ta markoj vetëm në ëndrrat e mia. Apo nëse e qes ndeshjen Napoli vs Barcelona në PlayStation e tim bir, duke u përpjekur ta kap atje kur luaja për Milanin me 10 apo 15 kilogramë më pak se sot”, shtoi Gatuso.

Ndeshja e parë në Napoli përfundoi pa fitues 1:1 në muajin shkurt.

Shpërndaj me

Loading...