fbpx

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetari i Shkupit Petre Shilegov, biseduan për çështjen se kush do të menaxhojë me rrjetin e gazifikimit në komuna. Deri më tani pikëpamjet e Bekteshit dhe Shilegovit ishin të ndryshme. Ministri i Ekonomisë konsideroi se gazifikimi i shtëpive në të gjitha komunat duhet të bëhet nga një kompani, në nivelin shtetëror përmes Partneritetit Publik Privat. Shilegov kërkoi që Qyteti i Shkupit të sillte gazin në Shkup përmes kompanisë së qytetit “GES”. Bekteshi u tërhoq dhe thotë se megjithatë do të dëgjohet edhe mendimi i Shilegovit.

Shilegov nuk heq dorë nga ideja e GES për ndërtimin e rrjetit. Megjithatë edhe ai me qëndrim më të butë. Thotë se bëhet fjalë për projekt strategjik shtetëror dhe pranon se qyteti nuk mund ta financojë vetë gazifikimin dhe do të presë vendimin e qeverisë se cili do të jetë financimi i rrjetit terciar.

Ne do të marrim një vendim të përbashkët me qeverinë e cila e ka gjithë të drejtën legjitime për të menaxhuar atë proces – tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Derisa pushteti lokal dhe qendror dakordohen se kush do t’i furnizoj qytetarët me gaz, kryeministri Zaev pohon që një pjesë e komunave të Shkupit e kanë përfunduar gazifikimin dhe që sot qytetarët mund të përdorin gaz. Problemi kryesor që tërësisht nuk është zbatuar gazifikimi, janë çështjet pronësoro-juridike, që ndodhin në vendet ku kalon tubacioni ndërsa toka është në pronësi të qytetarëve.

Ile Petreski

Shpërndaj me

Loading...