fbpx

Geret Bejll mund të mbetet në Totenham edhe një sezon tjetër. Këtë gjë e ka konfirmuar menaxheri i tij, Xhonatan Barnet, duke potencuar se uellsiani kërkon qetësinë dhe mundësinë për të shpalos edhe më tej talentin e tij, që nuk u përmbysh në kohën e qëndrimit te Real Madridi.

“Jam i sigurt se, nëse gjërat shkojnë mirë, ne nuk do të kemi probleme. Ky është klubi për të cilin Bejll dëshiron të luajë. Nuk mendoj se do të ketë probleme nëse ai dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër”, ka thënë Barnet për mediat britanike.

Tani mbetet të shihet se si do të reagojë Real Madridi në deklaratën e tillë, duke ditur se Bejll është në huazim te skuadra londineze.

 

Shpërndaj me

Loading...