Mediat gjermane raportojnë se Klaus Gjasula nuk ka ndër mend të largohet nga Paderborn, edhe nëse kjo skuadër do të zbresë në Bundesligën 2. Ndonëse atë e kanë kërkuar skuadra të tjera, Gjasula mendon se është në ekipin e duhur ku është stabilizuar dhe njeh mirë ambientin.

Andaj para se të niste kriza e koronavirusit dhe të ndërpritej kampionati për shkak të infeksionit, ai ishte ulur në tavolinën e bisedimeve për të folur me drejtuesit e klubit të Paderborn për një kontratë të re.

Sipas “Kicker”, ka një akord paraprak mes palëve për të vazhduar bashkëpunimin me një kontratë afatgjatë, pasi Gjasula është një prej shtyllave të skuadrës dhe nuk është rastësi që atij shpeshherë i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

Shpërndaj me

Loading...