Klaus Gjasula është zyrtarisht një rekordmen në kampionatin gjerman të futbollit, që në sezonin e tij të debutimit në elitë. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka arritur një rekord negativ, duke u bërë  lojtari më i ndëshkuar në Bundesligë.

Në minutën e 22 të ndeshjes Lajpcig-Paderborn, Gjasula u ndëshkua me karton të verdhë, që ishte i 16-ti në këtë edicion. Në kohë të njëjtë, Gjasula ka barazuar rekordin e Tomaz Hajto, me 16 ndëshkime me karton të verdhë, ndërsa regjistrohen vetëm 26 ndeshje të luajtura nga mesfushori shqiptarë.

Shpërndaj me

Loading...