fbpx

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka ftuar zyrtarisht në tryezë të përbashkët kryetarët e partive parlamentare shqiptare Afrim Gashi nga Alternativa, kryetarin e Lëvizjes BESA Bilall Kasami, atë të Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela dhe Menduh Thaçin nga PDSH.

“Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020, kam nderin t’ju ftoj në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare.

Takimin ju ftoj që ta realizojmë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në Hotel Park në Shkup- shkruan Ahmeti. 

Alsat komunikoi me liderët e ftuar. Nga Koalicioni ASH-AAA thanë se qëndrim do të marrin në orët e pasdites.

“Në një takim koordinues si koalicion do të diskutojmë edhe për ftesën për tryezën e përbashkët dhe aty do të marrim qëndrim- thanò nga Koalicioni ASH-AAA.

Nga Lëvizja BESA thonë se do të vendosin brenda javës.

“Vendimin për ftesën për tryezë të përbashkët do ta marrim brenda javës- thanë Lëvizja BESA

Nga PDSH s’ka përgjigje për ftesën e Ahmetit për pjesëmarrje në takimin e liderëve shqiptarë.

I pyetur rreth nismës së këtij takimi në kohën e negociatave për Qeverinë, kreu i LSDM-së Zaev u përgjigj:

“Në pyetjen, nëse ftesën e Ahmetit deri te partitë politike shqiptare e shoh si presion që të pranoj kryeministër me propozim të BDI-së, përgjigja ime është; po- deklaroi Zoran Zaev, LSDM

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 15 korrikut, BDI përmes zëdhënësit të saj Bujar Osmani i ftoi publikisht liderët e partive parlamentare shqiptare në tryezë të përbashkët. Megjithatë atëkohë nga koalicioni ASH-AAA e refuzuan ashpër, ndërsa nga Lëvizja BESA dhe nga PDSH nuk u përgjigjën.

Mefail Ismaili

Shpërndaj me

Loading...