Në shtator të vitit që lamë pas, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana, u bënë prindër për herë të katërt. Ariana solli në jetë vajzën e tretë të çiftit, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.

Me tre vajza dhe një djalë, Ermali dhe partnerja e tij kanë treguar se janë shumë të lumtur e të plotësuar shpirtërisht. Megjithatë, duhet ta pranojmë se prindërimi kërkon goxha impenjim dhe kohë, aq më pak kur bëhet fjalë për 4 fëmijë.

Por, për të mbajtur sa më gjallë dashurinë mes tyre, Ermali dhe Arjana duket se gjejnë gjithnjë kohë për njëri-tjetrin, sikundër bënë edhe sot. Ata kanë organizuar një takim, vetëm për njëri-tjetrin, teksa nuk kanë nguruar të ndajnë momente edhe me ndjekësit e tyre.

Kujtojmë se prej disa ditësh çifti ndodhet në jug, së bashku me miqtë dhe familjen. Mirëpo, nuk mund të mos shijonin edhe disa momente vetëm.

 

View this post on Instagram

 

Last night’s event #2020

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Shpërndaj me

Loading...