fbpx

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, ka bërë të ditur se vetëm brenda 4 javësh në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë shkuar 608 persona të infektuar me COVID-19.

Me këtë rast Ambasada kosovarë në Gjermani u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të respektojnë rekomandimet shëndetësore, dhe po ashtu sapo të hyjnë në Gjermani t’u nënshtrohen testeve.

Përndryshe kjo ambasadë thotë se do të ballafaqohen me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.

Ky është njoftimi i plotë i Ambasadës:

Të dashur Bashkatdhetarë!

Në bazë të numrave të fundit të hartuar nga Robert Koch Institut, në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. Të gjithë këta shtetas tanë (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve. (Pasuar nga Serbia me 227 persona, Turqia 166, Bosnja e Herecegovina 105 etj.).

Ju lutemi të bëni kujdes gjatë pushimeve në Kosovë dhe të zbatoni udhëzimet e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Apelojmë pokështu që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet- në aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.

Ruajeni veten dhe të afërmit tuaj: Distancë, Maskë, Higjienë!

Me respekt,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani

Shpërndaj me

Loading...