Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë.

Përmes një artikulli të përbashkët, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian kanë thënë se moszgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor.

“Së bashku me Serbinë dhe Kosovën, ne jem të përkushtuar që të zgjidhim të gjitha pengesat e mbetura. Çështjet e pazgjidhura ndërmjet të dyja shteteve vazhdon të mbetet faktor destabilizues në tërë Ballkanin Perëndimor dhe përbën edhe problem për sigurinë evropiane. Për këtë arsye, shtetet anëtare të BE-së kanë dominuar njërin prej diplomatëve më të aftë, Miroslav Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, kanë thënë dy ministrat.

Sipas Maas dhe Le Drian, tani pasi Lajçak ka marr postin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është koha që të rinisë ky proces, i cili, sipas tyre, duhet të ketë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje që zgjidh të gjitha çështjet e hapura.

“Franca dhe Gjermania janë të gatshme ta mbështesin atë dhe ekipin e tij me të gjithë potencialin tonë politik, diplomatik dhe ekonomik. Në prill të 2019, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ftuan liderët e rajonit në një samit në Berlin. Tani që Miroslav Lajçak ka marrë detyrën dhe është koha që të rinisë dialogu. Qëllimi duhet të jetë arrtija e një marrëveshjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe i kontribuon stabilitetit të rajonit”, kanë thënë ministrat Maas dhe Le Drian.

Shpërndaj me

Loading...