fbpx

Gjiganti bavarez, Bajern Munihu ka mposhtur Çellsin me rezultatin 4:1, për të prerë biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, me rezultatin e përgjithshëm 7:1. Levandovski hapi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 10-të, para se Ivan Perishiç të shënojë golin e dytë për bavarezët. Çellsi regaoi me golin e Hudson Odoi, por që u anulua nga VAR. Mirëpo në fund të pjesës së parë Abraham shënon golin e vetëm për londinezët.

Në pjesën e dytë, Toliso shënon golin e tretë për vendasit, para se Levandosvki të firmos golin e dytë personal dhe golin e katërt për Bajern Munihun.

Kështu, Bajern kalon në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku aty do të përballet me skuadrën e Barcelonës.

Shpërndaj me

Loading...