fbpx

Enis Bardhi duket se do të jetë një ndër yjet e merkatos verore në Evropë. Pas Arsenalit dhe Fiorentinës, si dhe Aintrahtit dhe Shtutgartit, në garë për firmën e mesfushorin shqiptarë janë inkuadruar gjigantët turk, Gallastaraj dhe Fenerbahçe.

Sipas “Fotospor.com”, trajneri legjendar turk, Fatih Terim, personalisht ka insistuar për transferimin e Enis Bardhit, ndërsa mediat tjera shkojnë edhe një hap më tej, duke raportuar se ka biseduar me telefon me Bardhin dhe I ka premtuar numrin 10 nëse vjen të Gallatasaraji.

 

 

Nga ana tjetër Fenerbahçe, kërkon Bardhin në ekip, që të bëj të njëjtën si edhe me Elif Elmasin. Që të dy klubet janë të gatshme që të barazojë ofertën e Arsenalit, në vlerë prej 20 mln euro.

Shpërndaj me

Loading...