fbpx

Rastet e shumta mes lojtarëve dhe stafit të klubit bënë që Gjilani të kryente testime edhe një here për të gjithë skuadrën dhe sot ka marrë përgjigje duke konfirmuar një lojtar dhe një pjesëtar të stafit të infektuar nga virusi.

“Sport Club “Gjilani” informon gjithë opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtar i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit. Gjendja e pjestarëve të klubit është mjaftë stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpit e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre. Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pene në San Marino. Sport Club “Gjilani” falenderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar”, shkruhej në komunikatën e klubit rreth kësaj situate të pazakontë në të cilën po përgatitet për pjesëmarrjne e parë në aktivitetin ndërkombëtar, thuhet me tjerash në komunikatën e Gjilanit.

Shpërndaj me

Loading...