Siç kanë bërë të ditur mediat kosovare, reperi i njohur Gjiko (Asdren Gjikolli) është gjobitur sot me 400 euro për armëmbajtje pa leje. Lajmi vjen nga Gjykata Themelore e Pejës, e cila ka marrë vendimin për Gjikon dhe mikun e tij, Valon Alijat, i cili gjithashtu mbante armë pa leje.

Të pandehurit janë të detyruar të paguajnë shumën e gjobës brenda 30 ditëve, ose në të kundërt rrezikojnë dënimin me burg. Gjikos dhe Aliajt i janë konfiskuar armët dhe kanë pranuar fajësinë, ndërsa deklaruan se asnjëherë nuk do t’i përsërisin veprimet  të tilla, duke shprehur pendim.

Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit “Univers” në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën Pistoletë me gas, e markës së panjohur, cal. 9mm dhe me të ka gjuajtur në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, armë të cilën ia konfiskoi Policia e Kosovës, së bashku me dy karikatorë dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën armë.

Pas përballjes në gjykatë, Gjiko ka ndarë në InstaStory një foto me Aliajn dhe dy avokatët e tyre, ndërsa tregon në postim se cilët janë të pandehurit dhe avokatët.

Shpërndaj me

Loading...