Ernest Gjoka konfirmohet edhe për një sezon në stolin e Shkëndisë së Tetovës. Ish trajneri i Kukësit duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtusit për të vijuar të qëndrojë në krye të stolit të klubit shqiptar. Më herët u përfol se Gjoka kishte mbyllur gjithçka me tetovarët dhe po lakoheshin emra të tjerë për ta pasuar, ai më i mundshmi i Ilir Dajës. “Panorama Sport” zbuloi se presidenca tetovare ka vendosur të vijojë bashkëpunim me teknikun kryeqytetas, duke i besuar atij një projekt të ri për sezonin e ardhshëm.

Shpërndaj me

Loading...