Kur Belgjika, si vendi i parë që përfundoi para kohe sezonin e futbollit shkaku i koronavirusit, shpalli Klub Brizhin si kampion dhe dërgoi Beverenin në një Ligë më të ultë, pasi që ishte në pozitën e fundit. Mirëpo ky vendim mori reagimi të forta nga UEFA, e cila insistonte që sezoni të përfundohej në fushë, veçanërisht në ligat elitare. Ndërkohë Bevereni kishte vendosur të apelonte vendimin e tyre në gjykatë, dhe më së shumti nga vendimi i tyre, ka pësuar skuadra e Klub Brizhit.

Sipas medieve në Belgjikë, gjykata ka vendosur të revokohet titulli i Klub Brizhit dhe Bevereni të mbetet në Superligë, gjë që krijon probleme shtesë për këtë vend.

Tani Federatës së Belgjikës i duhet të thërras një mbledhje, për të vendosur si të procedojnë pas këtij vendimi të gjykatës./Lajmi.net/

Shpërndaj me

Loading...