fbpx

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga’ ka bërë së fundmi një rrëfim prekës për “Oprah Magazine”. Ajo ka zbuluar se personi që i ka ndryshuar jetën pasi u përdhunua ka qenë gjyshja e saj.

“Pasi më përdhunuan qava në divanin e gjyshes për ditë të tëra. Si përfundim një ditë ajo hapi MTV-në dhe më tha që ta shikoja. Në të po performonte një artiste femër. Dhe gjyshja më tha: ‘Do të lë të qash gjithë ditën, por pastaj nesër do të dalësh sërish jashtë dhe do të ndryshosh botën. Nuk ka më lot nesër”, ka rrëfyer këngëtarja.

Kujtojmë se disa kohë më parë Gaga rrëfeu publikisht abuzimet që i janë bërë në adoleshencë dhe si kanë ndikuar ato në shëndetin mendor të saj. Megjithatë sot ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme, duke fituar çmime “Grammy” dhe duke publikuad albumin e 6-të disa muaj më parë.

Shpërndaj me

Loading...