Liqeni i Ohrit sot fitoi gjysmë nëndetësen e parë, një strukturë lundruese, e cila pritet të jetë një atraksion i ri turistik në Ohër. Në të do të ketë mundësi të shihen bukuritë nënujore të liqenit deri në gati dy metra thellësi. Kapaciteti i saj është deri në 12 persona dhe në Ohër u dërgua nga Spliti i Kroacisë. Ajo nuk mund të zhytet plotësisht si nëndetëse klasike.

Ka mundësi që njerëzit të zbresin poshtë dhe të shikojnë botën nënujore përmes fakteve. Kjo është një lloj anije e stilizuar apo e avancuar me fund qelqi. Thellimi i plotë i objektit nën sipërfaqen e ujit ujë është 1 metër e 35 centimetra”-tha Goran Ustijanoski, Kapetania e Ohrit.

Gjysmë Nëndetësja është e gjatë 10 metra dhe e gjerë 2.5 metra. Së shpejti pritet të fillojë me punë. Nga Kapitenia e porteve në Ohër presin  që numri i anijeve të tilla të rritet në të ardhmen për shkak të atraksionit që ofron. Çmimi i kësaj anije, e cila është në pronësi të një kompanie nga Kavadari, është rreth 130 mijë euro.

Miki Trajkovski

Shpërndaj me

Loading...