Pesë muaj më parë, Bajerni deklasoi Totenhamin me 7-2, në garat në grupe në Ligën e Kampionëve dhe u bë ekipi I parë që shënoi 7 gola në Angli, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte Serzh Gnabri, që shënoi 4 gola. Mbrëmë Gnabri dy herë shënoi edhe në portën e Çellsit, duke siguruar kualikifimin në çerekfinale për skuadrën gjermane. Kështu sulmuesi i Bajernit bëhet futbollisti i parë në historikun e Ligës së Kampionëve që ka shënuar 6 gola ndaj skuadrave të një shteti, në sezonin aktual të Ligës së Kampionëve.

Shpërndaj me

Loading...