Dy futbollistët e Benfikës, janë dërguar në spital pasi që autousi i skuadrës portugeze është qëlluar me gurë nga tifozët e zemëruar. Sipas “A Bola”, Julian Veigll dhe Andrija Zhivkoviç janë futbollistët që janë shtrirë në spital, ndërsa incidenti ndodhi pas ndeshjes së parë të Benfikës, ku barazuan 0-0 me skuadrën e Tondela-s.

Mediat në Portugali raportojnë se lojtarët u lënduan nga copat e xhamave të thyera, pasi tifozët goditën me gurë në drejtim të autobusit. Ndryshe Benfika është në garë për titullin kampion në Portugali, ku ndan vendin e parë me Porton, me nga 60 pikë. Ndërkohë një fitore e mundshme ndaj Tondela, do t’i vendoste në vendin e parë me dy pikë më shumë se Porto.

Shpërndaj me

Loading...