fbpx

Pas kthimit nga San Sebastian, ku Real Madridi u ndal në barazimin 0-0 me Real Sosiedadin, Martin Odegaard ka rezultuar pozitiv me “COVID-19”. Kjo ka bërë që të gjithë lojtarët të kryejnë testin sërisht për të garantuar kthimin në stërvitje, në përputhshmëri me protokollin e sigurisë.

Aktualisht lojtari norvegjez është i izoluar në shtëpi dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Betisit,  gjatë ditës së shtunë. “Los Blancos” po presin përgjigjen e dytë për të njoftuar zyrtarisht se norvegjezi është i infektuar.

Nëse e gjithë skuadra madrilene ka rezultate negative, ekipi do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje normale në mesjavë.

Shpërndaj me

Loading...