fbpx

Skuadra e Inter Miami në pronësi të Dejvid Bekamit, sot ka konfirmuar transferimin e Gonzalo Higuait nga Juventusi. Higuain bëhet futbollisti i dytë i Juventusit i transferuar në Inter Miami në javët e fundit pas mesfushorit Blais Matuidi, i cili po ashtu nënshkroi me klubin e Bekamit.

Inter Miami i ka dhënë mirëseardhjen yllit argjentinas me një postim në rrjetet sociale ku shihen pamje të disa prej golave më të bukur nga ish sulmuesi i River Plate, Real Madridit, Napolit, Juventusit, Çellsit dhe Milanit.

Shpërndaj me

Loading...