Futbollistët e Premier Ligës prej kohësh janë në hall të madh për shkak se janë vënë nën shënjestrën të grabitësve.  Këta të fundit kanë hyrë në shtëpinë e Rijad Mahrezit dhe kanë arritur të marrin një shumë prej rreth 50 mijë stërlinash “kesh” dhe tre ora të markave më të shtrenjta, “Richard Mille” dhe “Rolex”.

Bashkë me paratë, dëmi që i është shkaktuar Mahrez arrin 500 mijë stërlina, kur deri në këto momente nuk ka asnjë gjurmë. Njëra prej orëve (Richard Mille) kushton plot 230 mijë stërlina.

Grabitësit janë larguar pa lënë gjurmë, bashkë me paratë dhe sendet me vlerë dhe policia është vënë në kërkim të tyre, duke përdorur filmimet e kamerave dhe çdo prove në dispozicion të saj.

Shpërndaj me

Loading...