Shteti duhet të sigurojë ndihmë financiare prej 14.500 denarësh paga minimale për punëtor edhe për muajin qershor, por edhe të caktojë një datë për hapjen e këndeve të lojërave në vend. Këto janë disa nga kërkesat e këtij sektori, duke thënë se për shkak të pandemisë, ata nuk kanë punuar për 80 ditë dhe kanë bërë shumë shpenzime. Punonjësit në këtë sektor nuk janë kundër ekzaminimeve/skriningut të punonjësve të tyre, nëse Komisioni për sëmundje infektive vendos kështu.

“Duhen bërë përpjekje që të hapen në të njëjtën datë si objektet e kujdesit për fëmijë. Grupi i veprimtarive argëtuese dhe rekreative tregon nevojën për bisedime dhe konsultime shtesë, me Komisionin në Ministrinë e Shëndetësisë për të përcaktuar me saktësi protokollin e punës.”-tha Trajko Nikolovski, kryetar i grupit të aktiviteteve argëtuese dhe rekreative.

 

Shpërndaj me

Loading...