fbpx

Man. Siti kërkon të firmos me Serhio Roberton e Barcelonës këtë verë. Mesfushori 28 vjeçar që mund të luaj, përmes skuadrës së të rinjve kishte mbërritur në ekipin e parë të Barcelonës, dhe debutimin ia kishte mundësuar Pep Guardiola në vitin 2010.

Mediat në Spanjë raportojnë se Siti kanë njoftuar katalanët për interesin e tyre, por thuhet se Roberto, që ka kontratë deri në vitin 2022, është i lumtur në ‘Camp Nou’.

Reprezentuesi i Spanjës kaloi dy sezone në skuadrën e parë me Guardiolan si trajner, duke fituar La Ligan, Kupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës. Roberto këtë sezon është paraqitur në 37 ndeshje për Barcelonën, duke shënuar një gol, e duke bërë dy asistim

Shpërndaj me

Loading...