Mediat në Turqi raportojnë se skuadra e Vedat Muriqit, Fenerbahçe ka shprehur interesim për të angazhuar Florent Hadërgjonaj. Mesfushori kosovar luan si futbollist i huazuar në Turqi te skuadra e Kasimpashës, ku ka bërë gjashtë paraqitje që pas transferimit në janar.

Te Fenerbahce, Hadërgjonaj do të zëvendësonte ish mbrojtësin e Juventusit, Maurisio Isla, që do të largohet në fund të sezonit. Gjatë karrierës së tij, Hadërgjonaj ka veshur edhe fanellën e Inglostadt dhe Jang Bojs.

Shpërndaj me

Loading...