fbpx

Hailey Bieber nuk ka qenë gjithnjë komode, me vëmendjen që vjen bashkë me një lidhje romantike me një yll popi si Justin Bieber. Modelja, në intervistën më të re me Vogue Italia, foli për vështirësitë e fillimit të lidhjes së tyre.

“Ishte e vështirë për mua të kuptoja se si mund ta mbaja një marrëdhënie si kjo, gjithnjë e vëzhguar nga sytë e të gjithëve, por vjen një kohë, kur duhet të përqafosh realitetin dhe të pranosh kush je”, u shpreh ajo.

“Për një kohë të gjatë nuk mund ta bëja: Nuk e puthja në publik, nuk më pëlqente ideja që njerëzit të na shikonin në momente të caktuara, por e kuptova që është një betejë që, në planin afatgjatë, në vend që të të mbrojë, të lodh. Ideja është që ne e duam njëri-tjetrin dhe nuk ka asgjë për të fshehur.”

Justin dhe Hailey Bieber gjithashtu diskutuan nëse po planifikojnë të krijojnë një familje së shpejti.

“Është e çuditshme, pasi unë kam dashur gjithnjë të bëj fëmijë herët, por tani që jam e martuar, nuk e ndjej më “atë lloj presioni” ndaj vetes”, tha Hailey.

“Unë jam një vajzë ambicioze me shumë projekte. Do të ndodhë, por jo tani”, shtoi ajo.

Ndërsa, Justin u shpreh:

“Ne jemi ende të sapomartuar. Në shtator festuam dy-vjetorin. Sapo kemi nisur të shijojmë kohën tonë së bashku, duke u njohur edhe më shumë me njëri-tjetrin.”

Çifti kurorëzoi martesën më 13 shtator të vitit 2018.

Burimi: Glamour

 

Shpërndaj me

Loading...