Në Hamburg të Gjermanisë, vetëm gjatë një pasdite keni mundësinë të shikoni disa vende të botës. E ashtuquajtur bota e mrekullive në miniaturë ka mbledhur në një vend monumentet dhe objektet historike të Venecias, SHBA-së, Italisë, Austrisë, Zvicrës dhe shumë vende të tjera. Përveç objekteve, këtij vendi i është dhënë edhe gjallëria e lëvizjes. Në të gjithë hapësirën ka më shumë se 1 mijë trena dhe mbi 16 mijë kilometra hekurudhë dhe kjo është hekurudha më e gjatë e këtij lloji në botë. Kjo botë e mrekullive në miniaturë përmban mini-versione të peizazheve duke filluar nga kanalet e Venecias deri në një Las Vegas plot drita. Gjithashtu është vendi i aeroportit model më të madh në botë, ku qindra fluturime realizohen çdo ditë.

 

Shpërndaj me

Loading...